Të hënën janë bërë të ditur emrat e kabinetit qeveritar në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Emërimi i tyre është bërë nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejti Bulliqi, në një konferencë për medie.
Me këtë rast, Bulliqi ka thënë se të gjithë të emëruar në krye të drejtorëve, sipas tij, janë profesionalë.
Bulliqi ka thënë se si drejtor të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik – Pajtim Balajn. Balaj ka mbaruar studimet e shkencës politike dhe administratës, si dhe ka përfunduar edhe studimet në filozofi. Për 5 vjet ka punuar në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë. Aktualisht ishte këshilltar në Kuvendin e Komunës në Podujevë.
Në një konferencë për medie, i pari i Podujevës, duke prezantuar drejtorët, ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë transparencë e llogaridhënie.
“Synimi ynë është të kthejmë besimin e qytetarëve në institucione. Do të qeverisim me dije, guxim dhe pa arrogancë. Do të bashkëpunojmë me partitë opozitare. Do të jemi afër atyre që kanë më së shumti nevojë. Do të qeverisim pa e diskriminuar askënd. Në ekzekutivin tim kam kuadrin e ri e profesionale. Ashtu siç jam zotuar në fushatën zgjedhore që gratë dhe të rinjtë do të kenë hapësirën e nevojshme për të dëshmuar vetën në ekzekutiv, ashtu edhe kam vepruar”, ka thënë Bulliqi./Llapi.info






