Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar sot drejtorët e Drejtorive në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Në një konferencë për medie, i pari i Podujevës, duke prezantuar drejtorët, ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë transparencë e llogaridhënie.
“Synimi ynë është të kthejmë besimin e qytetarëve në institucione. Do të qeverisim me dije, guxim dhe pa arrogancë. Do të bashkëpunojmë me partitë opozitare. Do të jemi afër atyre që kanë më së shumti nevojë. Do të qeverisim pa e diskriminuar askënd. Në ekzekutivin tim kam kuadrin e ri e profesionale. Ashtu siç jam zotuar në fushatën zgjedhore që gratë dhe të rinjtë do të kenë hapësirën e nevojshme për të dëshmuar vetën në ekzekutiv, ashtu edhe kam vepruar”, ka thënë Bulliqi, duke bërë publik emrat e rinj në ekzekutiv.
Marigona Lahu – nënrkryetare e komunës
Bahri Selimi – drejtor i Drejtorisë së Administratës
Fatlum Osmani – drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave
Avni Fetahu – drejtor i Drejtorisë së Arsimit
Egzona Mustafa – drejtoreshë e Shëndetësisë
Fevzi Jetullahu – drejtor i Drejtorisë së Shëbimeve Publike
Pajtim Balaj – drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik
Ajet Potera – drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit
Elheme Kutllovci – drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Bujar Hasani – drejtor i Drejtorisë së Urbanizimit
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Vigan Salihu, ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Bujqësisë, drejtimi ekonomi bujqësore. Është në prag të diplomimit si master në drejtimin Agroekonomi./Llapi.info






