Lokale - eSIMy

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë Ibrahim Hodollli, punëtor i administratës komunale në Podujevë, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të zyrtarit komunal, ka ngushëlluar familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët. 

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e punëtorit të administratës komunale në Podujevë, Ibrahim Hodolli. Shkuarja e tij e papritur në amshim është një humbje për të gjithë neve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hodolli, miqve dhe kolegëve!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Bulliqi./Llapi.info