Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se edhe nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar KEDS-i, reduktime të energjisë në disa fshatra të kësaj komune do ketë deri në 4 orë.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV FAN Zahir Pajaziti (Kodi: 14000014) prej orës 11:00-11:30 dhe nga ora 14:30-15:00.

Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kërpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Murgullë, Zakut, Metehi dhe Dobërdol.

Arsyeja:  Ndarja dhe kyçja e urave”, thuhet në njoftim.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehen daljet 10/04 kV nga ora 11:00 – 15:00.

Vendet: Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brec, Ternavicë dhe Murgull. Arsyeja: Vendosja e ndarësit linjor”, ka njoftuar tutje KEDS-i./Llapi.info