Lokale - eSIMy

Kosovës të mërkurë​n i janë​ shtuar 557 raste të​ reja me koronavirus, pas testimit të​ 1.541 mostrave, raporton Llapi.info.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 17 viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.137.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 33 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 21 raste janë në qytet, 2 në fshatin Kërpimeh dhe me nga një rast në fshatrat; Bajçinë, Dumnicë e Poshtme, Gllamnik, Llapashticë e Epërme, Llugë, Obrançë, Sekiraçë, Tërnavë dhe Zakutë.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 727 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12.587.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 43.881 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.137 pacientë kanë vdekur./Llapi.info