Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e këtij aksidenti.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm gjatë së hënës kanë ndodhur 67 aksidente, prej tyre 34 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info






