Kosovës të hënën i janë shtuar 468 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,407 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.120.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 33 raste pozitive me COVID-19. 17 prej tyre në qytet, 5 në fshatin Lupç i Poshtëm, 3 në Bajçinë, 2 në Balloc dhe Batllavë dhe me nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Gllamnik, Letanc dhe Sfeçël.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 926 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12.774.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 43.324 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.120 pacientë kanë vdekur./Llapi.info






