Klubi Futbollistik “Llapi” ka shënuar fitore kundër Besës së Pejës me rezultat të pastër. 2-0, shkruan Gazetasheshi.com
Golat për llapjanët i shënuan Valmir Veliu dhe Engjëll Hoti në pjesën e parë.
Pas ndeshjes eshte deklaruar trajneri i llapjaneve, Tahir Batatina, i cili thote fjale te medha per gjyqtaret e rinj.
“Pas ndeshjes me Dritën, kemi treguar se jemi një skuadër solide edhe pas fitores kundër Drenicës. Do të thotë se ju kemi qasur Besës me seriozitetin më të madh. Jemi futur në fushë sikurse të luanim kundër Dritës. Ashtu sic kemi planifikuar, të bëjmë presion që nga minuta e parë të kundërshtari dhe kështu i realizuam dy gola në pjesën e parë. Nuk i kemi dhënë hapësirë Besës asnjëherë që ta rrezikoj portën. Kurse, po më bën përshtypje që gjyqtarët e rinj po arbitrojnë për mrekulli, është vendimi më i mirë i Federatës kohëve të fundit. Këta gjyqtarë munden me gabu, por nuk kanë asnjë qellim. Do të thotë që të gjithë klubet do t’ia falin gabimet pasi që janë pa qellim”, tha Batatina për ‘Art Sport’.
Llapi edhe më tutje zë vendin e nëntë me 14 pikë të grumbulluara pas gjashtëmbëdhjetë ndeshjeve.






