Kosovës të dielën i janë shtuar 468 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,314 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 19 viktima.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.
IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 3 raste pozitive me COVID-19. 2 raste janë në qytet dhe një në fshatin Dumosh.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 683 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13.195.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 42.805 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.106 pacientë kanë vdekur./Llapi.info






