Një person është arrestuar, e më pas është liruar në Podujevë, pasi në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar pushkë-automatike, raporton Llapi.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, derisa ka thënë se armët kanë qenë pa leje.
“Fsh. Letanc, Podujevë 03.12.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar arma-pushkë automatike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK.






