Lokale - eSIMy

Vjedhjet po vazhdojnë të jenë shqetësim për banorët e Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Një e tillë ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Fitorja” në këtë komunë. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Rr. Fitorja, Podujevë 02.12.2020-19:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë tij dhe nga aty kanë vjedhur një makinë elektrike – mjet pune  dhe dy pasaporta. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës thotë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik. I njëjti është klasifikuar tek incidentet kriminale dhe është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda. Pak ditë më parë, në një shtëpi në rrugën “Fitorja”, ka ndodhur vjedhja e mbi 10 mijë eurove.

Vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info