Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në një konferencë për medie, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se numri atyre që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në Podujevë ka 34 873 votues, me kusht dhe me postë 919 votues ose 40.76% të atyre që kanë pasur të drejtë vote.
Sipas rezultateve në Podujevë, kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi ka fituar këto zgjedhje me 18.286 vota apo 51.9 për qind të votave. Ndërkaq, Nexhmi Rudari i LDK-së ka marr 12.627 apo 35.8 për qind të votave, kurse në vend të tretë është radhitur ai i PDK-së me 4.341 vota apo 12.3 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka humbur bastionin më të madh të saj në Llap. Lëvizja Vetëvendosje ka thyer “kalanë” e kësaj partie në zgjedhjet e 29 nëntorit, parti ko që ka qeverisur me këtë komunë përgjatë dy dekadave./Llapi.info






