Lokale - eSIMy

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, do të mbetet te Werder Bremeni të paktën deri në fund të këtij edicioni. Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, në një intervistë për mediumet gjermane.

Sipas tij, Werderi ka marrë vendim që të mos e lirojë asnjë futbollist gjatë afatit kalimtar të janarit, përfshirë këtu edhe Rashicën.

Kosovari ishte pranë largimit nga Werderi para fillimit të këtij edicioni, por ekipi gjerman nuk ishte i bindur nga ofertat që kishte marrë për sulmuesin kosovar.

“Përjashtoj mundësinë që ndonjëri prej lojtarëve tanë të largohet gjatë janarit”, tha Baumann.

Rashica 24-vjeçar, këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe ka regjistruar vetëm pesë paraqitje për Werderin, më të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022.