Lokale - eSIMy

Sot bëhen 22vite nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, njofton Llapi.info.

Ilir Durmishi me bashkëluftëtarët, Afrim Maliqin e Hyzri Talla u vranë nga një pritë e organizuar pushtuesve serbë, derisa ishte duke lëvizur me veturë në Bregun e Diellit në Prishtinë, më 2 dhjetor të vitit 1998.

Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve llapjanë. Ata u vranë nga shërbimi okupatorët serbë afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak.

Në vendin e rënies së këtyre tre dëshmorëve edhe është zbuluar pllaka përkujtimore.

Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës./Llapi.info