Në qytetin e Podujevës kanë filluar të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës, atje janë hapur qendrat e votimit me kohë.
Në këtë komunë janë 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime, ku të drejt vote kanë 87,381 persona, njofton Klan Kosova.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë janë duke u mbajtur për shkak se ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.
Ky qytet është pa kryetar komune që nga muaji qershor, ku ushtrues detyre i kryetarit ishte Nexhmi Rudari nga LDK-ja,
Kandidatë për kryetar të komune janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së






