Kryetari i VV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve llapjanë që të votojnë kandidatin e kësaj partie, Shpejtim Bulliqi për kryetar të Podujevës, shkruan Llapi.info.
“E Shpejtimi i duhet Besianës për të shpëtuar nga mashtruesit e përfituesit, për të shpejtuar për zhvillim e përparim sepse tepër shumë kohë kemi humbur. Me 29 nëntor ndryshimin e kemi në duar, prandaj është e pafalshme të na ikë”, ka thënë Kurti.
“Duhet të bëhemi bashkë dhem e votë të ua japim përgjigjen atyre që vodhën të ardhmen tuaj dhe fëmijeve tuaj, atyre që pasurimin e tyre e kishin lart mbi mirëqenien tuaj”, tha ndër të tjera Kurti në videomesazhin e tij. Sepse, erdhi dita per Llapin e Gollakun”, shton Kurti./Llapi.info






