Lokale - eSIMy

Debati i ashpër është zhvilluar mes kandidatëve për kryetar të komunës së Podujevës, gjegjësisht Shpejtim Bulliqit të VV-së dhe Nexhmi Rudarit të LDK-së.

Në Kanal 10, të dy këta kandidatët kanë akuzuar njëri-tjetrin për incidentin e ndodhur sot në sheshin e qytetit.

Bulliqi ka akuzuar LDK-në dhe një polic që kanë nxitur dhe provokuar këtë incident.

“Këta kanë provokuar. Situata ka ndodhur pasi këta kanë sulmuar reporterin e partisë tonë nga në polic që është i njohur për këta”, ka thënë Bulliqi.

E këto akuza i ka hedhur poshtë kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari.

“Për provokime dihet se Lëvizja Vetëvendosje është e para”, ka thënë Rudari duke shtuar se VV, sipas tij, ka nisur fillimisht këtë incident.

Pas kësaj ka reaguar sërish Bulliqi.

“Krejt këto provokime i ka bërë shefi i yt (Agim Veliu). Ai vec kështu din me provokua. Ai gjithmonë ka fituar duke u viktimizuar. Gjithë ditën fajësonte PDK-në, kurse natën i bënte bizniset me ta”, ka thënë Bulliqi.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahen këtë të diel. Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK)./Llapi.info