Lokale - eSIMy

Një aksident komunikacioni ka ndodhur pak qaste më parë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një kamion ka goditur një veturë në rrugën që lidhë Prishtinën me komunën e Podujevës.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, prej tyre 13 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info