Lokale - eSIMy

Vetëm dy janë bërë që nga “përurimi” i dritave të famshme në sheshin e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Mirëpo, mbrëmë dhe sonte ky ndriçim, me të cilin filluan talljet në Kosovë, nuk ka funksionuar.

Për këtë ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se dikush është dike i dëmtuar siguresat e ndriçimit të bulevardit të Podujevës.

“Ju informojmë se persona të papërgjegjshëm, të ndikuar nga grupe të interesit dhe me qëllime të ulta, disa herë kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit. Kompania e kontraktuar ka intervenuar duke vendosur siguresa të tjera. Po ashtu, persona të papërgjegjshëm sonte kanë fikur dritat e ndriçimit publik edhe në rrugën “Qendresa”. Ftojmë qytetarët që mos të bien pre e agjendave të ulëta politike dhe të dëmtojnë pronën publike”, ka shkruar ai.

Ky ndriçim i këtij sheshi bëri bujë në gjithë Kosovën, madje duartrokitjet e qytetarëve të thirrur nga institucionet komunale, u bënë për tallje nëpër të gjitha rrjetet sociale.

Tallja shkojë deri në atë pikë, sa që dolën kreativitete për të qëndruar disa ditë në këtë komunë, dalje në sheshin e këtij qytetit, ashtu siç janë ofertat për zona turistike.

“Oferta për në Podujevë. 2 netë/3 ditë duke filluar nga 290 euro për person. Vizitoni Podujevën, realizoni ëndrrën tuaj”, ishte tallja që u shpërnda nëpër gjitha rrjetet sociale.

Kreativitet shkojë aq larg, saqë “mrekullia e tetë e botës” u rendit sheshi me ndriçim dhe semaforët e vonuar.

Në anën tjetër, ndërtimi i këtij sheshi në Podujevë u përcolla me zhurmë të madhe. Ndërtimi i tij dështoi për dy vite radhazi. Opozita thoshte se kjo është bërë me qëllim që të lihet sa më afër zgjedhje në këtë komunë. Ndërkaq, punimet në këtë shesh kanë filluar më 20 janar të këtij viti./Llapi.info