Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 807 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.816 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 874.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).
Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 56 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 17 raste janë nga qyteti, 5 në fshatin Shajkoc, 4 në fshatin Sfeçël dhe Serkiraçë, 3 në Gllamnik, 3 në Llapashticë e Epërme, me nga 2 raste në fshatrat; Bajçinë, Batllavë, Bellopojë, Dumnicë e Poshtme, Lladoc, dhe me nga një rast në fshatrat; Dobratin, Bradash, Llaushë, Lupç i Epërm, Majac, Obrançë, Orllan, Repë, Revuçë dhe Siboc i Poshtëm.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 349 raste, Podujevë 56 raste, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 677 pacientë, ndërsa raste aktive janë 12.124.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 32.022 persona, prej të cilëve 874 kanë vdekur, ndërsa 19.024 janë shëruar./Llapi.info






