Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor, ku për pasojë ka mbetur i lënduar ky i fundit.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënëja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot reth orës 18:00 në rrugën Gryka e Llapit në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info






