Lokale - eSIMy

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi i njëjti është akuzuar për armëmbajtje pa leje, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin e saj ditor. Sipas PK-së, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“Rr. “Nuhi Gashi”, Podujevë 16/17.11.2020 – 17:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pa kryer procedurat policore dhe pa pëlqimin e MPB-së, kishte blerë një pistoletë pa municion”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se arma është konfiskuar, ndërkohë që me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info