Një rast i kanosjes (kërcënimit) është regjistruar rreth orës 17:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Rr. Skënderbeu, Podujevë 16.11.2020 – 17:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se dy të dyshuar të pa njohur pas një fjalosje ne komunikacion e kanë kanosur dhe nga vetura e tyre me targa vendore i kanë drejtuar armët viktimës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë PK pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






