Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 690 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.566 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 849.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).

Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 59 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 29 raste janë nga qyteti, 4 në fshatin Batllavë, 3 në fshatin Dyz dhe Gllamnik, me nga 2 raste në fshatrat; Bradash, Dobratin, Halabak, Majac, Sallabajë dhe Sfecël dhe me nga një rast në fshatrat; Bajcinë, Balloc, Bellopojë, Buricë, Pakashticë e Epërme, Shajkoc, Shakovicë, Surkish dhe Katunishtë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 277 raste, Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste, Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 337 pacientë, ndërsa raste aktive janë 11.768.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 30.495 persona, prej të cilëve 849kanë vdekur, ndërsa17.878 janë shëruar./Llapi.info