Lokale - eSIMy

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se situata me COVID-19 vazhdon të jetë shumë serioze.

Situata e koronavirusit në Gjermani është akoma shumë serioze edhe pse numrat e infeksioneve nuk po rriten kaq shpejt, tha Kancelarja Angela Merkel të martën, pasi udhëheqësit federalë dhe shtetërorë shtynë deri më 25 nëntor një vendim mbi masat e mëtejme të bllokimit, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.

“Numrat e infeksioneve nuk po rriten në mënyrë eksponenciale më shumë, por janë akoma shumë të larta. Kështu që ne duhet të zvogëlojmë kontaktet, të zvogëlojmë kontaktet, të zvogëlojmë kontaktet”, tha Merkel në një ngjarje biznesi të organizuar nga Sueddeutsche Zeitung, duke theksuar se 30-40% e popullsisë gjermane i përkisnin grupeve të cenueshme.

Merkel shtoi se kufizimi i kontaktit midis njerëzve ishte ndër vendimet më të vështira që ajo duhet të merrte në detyrë.

Por, ajo do të preferonte të kishte rënë dakord për masa më të rrepta bllokimi me udhëheqësit federalë dhe shtetërorë të hënën, sepse ajo është shumë e shqetësuar për përhapjen e koronavirusit në disa vende, përfshirë Berlinin.

“Çdo ditë ka rëndësi në luftimin e koronavirusit,” tha Merkel.