Ka shkuar në 30 numri i viktimave me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Gjatë ditës së sotme është raportuar edhe për një viktimë, i cili është i moshës 38-vjeçare.
Siç mëson Llapi.info, bëhet fjalë për Valon.Rr., nga qyteti i Podujevës, ndërkohë që katër ditë më parë ka humbur jetën edhe babai i tij, që ishte pozitiv për COVID-19.
Në anën tjetër, aktualisht në Podujevë janë rreth 300 raste aktive. Mbi 700 janë shëruar, ndërkohë që është raportuar për 30 të vdekur./Llapi.info







