Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 688 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.865 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 833.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).

Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 4 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 1 rast është nga qyteti, e po ashtu me nga një rast në fshatrat; Llaushë, Llugë dhe Zakutë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 236 pacientë, ndërsa raste aktive janë 11.431.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 29.805 persona, prej të cilëve 833 kanë vdekur, ndërsa 17.541 janë shëruar./Llapi.info