Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 501 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.361 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 822.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 6 prej tyre në qytet, 2 në fshatin Tërnavë dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Batllavë, Bellopojë, Lupç i Epërm, Metehi dhe Peran.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 250 pacientë, ndërsa raste aktive janë 10.990.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 29.117 persona, prej të cilëve 822 kanë vdekur, ndërsa 17.305 janë shëruar./Llapi.info