Që nga mbrëmë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-covid edhe në Komunën e Podujevës, shkrua Llapi.info.
Në masa bën pjesë edhe ora policore, e cila fillon nga ora 19:00 deri në ora 05:00.
E ndalimi i lëvizjes dhjetë orë vë në sprovë qytetarët dhe bizneset.
Mendimet janë për dhe kundër masave të reja kufizuese.
“Rroga jo, çka me bë na”, thotë një qytetar për rtv21.
“Duhet me kanë të kënaqur pasi është paqare”, thotë një tjetër qytetar.
Në anën tjetër, aktualisht në Podujevë janë rreth 300 raste aktive. Mbi 700 janë shëruar, ndërkohë që është raportuar për 28 të vdekur./Llapi.info






