Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare mësimdhënësi Bedri Raçi nga fshati Tërnavë i Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, nënkryetar i Komunës, Nexhmi Rudari. Rudari ka thënë se Raci ka qenë i infektuar me koronavirus.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. I përjetshëm kujtimi për Bedriun”, ka shkruar Rudari në Facebook.
Kujtojmë se deri më sot, numri i viktimave nga COVID-19 në Podujevë ka arritur në 29. Aktualisht janë mbi 200 raste aktive, derisa gjatë ditës së djeshme u regjistruan 61 raste pozitive./Llapi.info






