Kosovës të mërkurën i janë shtuar 963 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,056 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 798.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç).
Siç ka njoftuar IKSHPK, 61 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Prej tyre, 29 janë në qytet, 4 në fshatin Gllamnik, 3 në fshatin Bajçinë, me nga dy rastet në fshatrat; Bellopojë, Batllavë, Lladoc, Llapashticë e Poshtme, Majac, Sallabajë dhe Letanc dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Dumnicë e Epërme, Dumosh, Kërpimeh, Lupç i Epërm, Metehi, Sfeçël, Shajkoc, Surkish, Tërnavë dhe Zakutë
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 347 raste, Ferizaj 102 raste, Podujevë 61 raste, Gjakovë 52 raste, Gjilan 51 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Shtime 34 raste, Prizren 30 raste, Vushtrri 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 24 raste, Lipjan 21 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Rahovec 16 raste, Kaçanik 12 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 10 raste, Klinë 9 raste, Deçan 8 raste, Kamenicë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Novobërdë dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftim.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 177 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 10.191.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 27.851 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






