Në kuadër të investimeve dhe subvencionimeve në sektorin e bujqësisë, në fshatrat e Komunës së Podujevës është duke u realizuar projekti i analizës së cilësisë së tokës, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi, vizitoi fshatin Llugë, për të përcjellë nga afër realizimin e këtij projekti, i cili u mundëson fermerëve llapjanë kultivimin e kulturave bujqësore bazuar në specifikat dhe kualitetet e tokës së tyre.
Rekomandimet dhe analizat e tokës do të ndihmojnë fermerët në orientimin dhe kultivimin e duhur të kulturave në secilën tokë përkatëse, në mënyrë që edhe rendimentet të jenë sa më të larta dhe cilësore.Në këtë fazë do të përfshihen 24 fshatra, do të merren 1 mijë mostra, 70% prej tyre në thellësi 30 cm dhe 30 % në thellësi 70 cm./Llapi.info






