Kosovës të mërkurën i janë shtuar 767 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,178 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tetë viktima, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 785.
Siç ka njoftuar IKSHPK, 11 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Prej tyre, 5 ne qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Majac, Bradash, Gërdoc, Lupc i Poshtëm
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 434 raste, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë”, thuhet në njoftim.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 186 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 9.418.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26.888 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






