KEDS ka njoftuar se për shkak të disa punimeve në rrjet, nëpër disa vende të Podujevës do të ketë reduktime të energjisë elektrike, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar KEDS-i, reduktime do ketë për shkak të punimeve në rrjet dhe punimeve të domosdoshme në siguri të sistemit.
“TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fan Zahir Pajaziti (Kodi:14000014) prej orës 10:00- 10:30 dhe 14:30-15:00.
Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqina, Kërpimehi, Repa, Pollata, Dvorishta, Sllatina, Reçica, Zhitia, Sylevica, Breze, Tërnavica, Murglal, Zakut, Metehia dhe Dobërdol.
Arsyeja: Manipulimi me ndarës”, thuhet në njoftim.
“TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet degëzimi Zhiti nga dalja 10 kV Fan Zahir Pajaziti. Trafostacionet që do të mbesin pa tension:
TS 10/0.4 kV Zhiti 2 ( Kodi: 14000014181) prej orës 10:00-15:00. TS 10/0.4 kV Sylevicë ( Kodi: 14000014182) prej orës 10:00-15:00
Vendet: Zhiti dhe Sylevicë”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info






