Llapi ka rigjetur sërish fitoren, derisa në kuadër të xhiros së 12-të e ka mposhtur skuadrën e Trepçës ’89 me rezultat bindës 5-0, raporton Gazetasheshi.com.
Pas përfundimit të takimit deklaratë për medie dha edhe trajneri Tahir Batatina. Tekniku nga Podujeva pati shumë fjalë për lojtarët e rinjë dhe Llapin në përgjithësi.
“Mendoj që kemi qenë në krizë rezultatesh, por jo në krizë loje. Kemi luajtur mirë, por kemi humbur ndeshjet. Si trajner kam rrezikuar me disa ndryshime, pasi që kjo ndeshje ishte jetike. I kam dhënë hapsirë lojtarëve të rinjë, pasi që nga ardhja ime në Llap i kam dhuruar mundësi talentëve”.
“Adonis Aliu dhe Muhamet Hyseni do të jenë e ardhmja e Llapit, teksa pastaj inkuadrova edhe Behramin i cili nuk i ka akoma 18 vjet më bënë të besoj në këtë skuadër”, deklaroi Batatina fillimisht për “Art Sport”.
Më pas ai theksoi se krizën që e pati skuadra e tij mund ta kenë edhe ekipet tjera në këtë kampionat.
“Besoj që do rikthehemi dhe do jemi skuadër që lufton e që kërkon më shumë në fushë, shfrytëzuam mungesat e tyre dhe bëmë maksimumin. Kampionati është i gjatë, si kemi pasur ne kriza mund ta kenë edhe të tjerat. Ne e patëm atë krizën tonë që gjërat nuk ecën siç duhet”, përfundoi Batatina.
Llapi mbetet në pozitën e parafundit të renditjes tabelare me 8 pikë.






