Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth 12:00 në fshatin Llugë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente, 17 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info