Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të mërkurën për shkak të punimeve në projekte do ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimin, pa rrymë disa fshatra të kësaj komune do të mbesin deri në katër orë. Siç ka njoftuar KEDS-i, reduktime do ketë për shkak të punimeve në rrjet dhe punimeve të domosdoshme në siguri të sistemit.
“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (Kodi 14000010) nga ora 11:00 deri në ora 15:00.
Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Energjizimi i kabllove të tensionit të mesëm”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info






