Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Hys Popova” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, nga një veturë ka pasur të shëna armësh në drejtim të një veture tjetër në përballëkalim.

“Rr. Hys Popova, Podujevë, 06.11.2020-20:00.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë së bashku me gruan e tij dhe vajzën  duke lëvizur në rrugë me veturë një veturë në përballë kalim ka shtënë me armë zjarrit. Si pasoj janë dëmtuar dy xhama të veturës ndërsa të lënduar nuk ka. Viktima ka qenë i shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënën PK.

Më tutje, Policia ka shtuar se njësitë përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Llapi.info