Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 661 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.617 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 720.

Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 35 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 24 në qytet, me nga dy raste në Surkish, Bradash dhe Gllamnik dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Dumosh, Dumnicë e Poshtme, Llugë dhe Pollatë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 92 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.565.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 22.206 persona, prej të cilëve 720 kanë vdekur, ndërsa 15.921 janë shëruar./Llapi.info