Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 546 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.626 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 714.
Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 3 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës, të tre rastet nga qyteti.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 107 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.002.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 21.545 persona, prej të cilëve 714 kanë vdekur, ndërsa 15.829 janë shëruar./Llapi.info






