Lokale - eSIMy

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se Kosovës i konvenon fitorja e kandidatit demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet në SHBA.

Në “Debat Plus”, Basha ka vlerësuar se Biden, sipas tij, ka qenë mbështetës i madh i kauzës së Kosovës.


Basha ka thënë se pikërisht Biden ka kërkuar që të ketë edhe ndërhyrje të trupave tokësore amerikane në Kosovë.

Ndërkohë, sot qytetarët amerikanë u janë nënshtruar kutive të votimit.Sondazhet e opinionit publik e nxjerrin Bidenin përpara Trumpit në nivel kombëtar me së paku 8 për qind, por ai ka një avantazh më të ngushtë në disa shtete, që potencialisht i japin Trumpit votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor, i cili e përcakton fituesin./GazetaBlic