Një tentim rrëmbimi ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Podujevë 01.11.2020 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i dyshuar dhe i panjohur me një veturë, ka tentuar të rrëmbejë dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar sit “tentim rrëmbimi”, ndërkohë që i njëjti është klasifikuar tek “incidentet kriminale”./Llapi.info






