Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar mëngjesin e së dielës në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë, pasi i njëjti ka kanosur një pjesëtar të familjes së tij.

“Podujevë 01.11.2020 – 09:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK./Llapi.info