Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të premten për 418 persona të infektuar me koronavirus, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 vdekje nga sëmundja COVID-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 678.
Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 28 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 14 prej tyre janë në qytet, 4 në fshatin Gllamnik, 3 në Batllavë, 2 në Siboc të Epërm dhe me nga një rast në fshatra; Bellopojë, Llaushë, Sallabajë, Sfeçël dhe Katunishtë.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 67 pacientë ndërsa raste aktive janë 3.126.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur, ndërsa 15.434 janë shëruar./Llapi.info






