Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar edhe 197 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 1.018 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK), duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 669.
Sipas ISKHPK-së, dy raste të reja janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht nga fshati Batllavë.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.
Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18.345. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.478./Llapi.info