Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të mërkurën për shkak të punimeve në projekte do ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimin, pa rrymë disa lokalitete do të mbesin deri në gjashtë orë, e disa tjera deri në tetë orë.
“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva (NS 35/10 Koliqi dhe SSH Shajkovc 35/35kV) do të ndërprehet: NS 35/10kV Batllava (kodi 140150) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00 deri ne ora 16:00.
Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga. Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Metergovci1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti dhe MAP Burgu i Sigurisë së Lartë.
Arsyeja: Instalimi i SCADA-së, faza e III-të”, ka njoftuar KEDS-i.
Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva.do të ndërprehet: TS 10/04 kV Kulla e Sabiti (Kodi: 14000001196) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.
Vendet: Lagjëja te Sabiti. Arsyeja: Ndryshimi i pozicionit dhe kapacitetit te ormanit A02″, përfundon njoftimi i KEDS-it./Llapi.info






