Në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Shërbimeve Publike është në përfundim të projekteve për ndërtim të dy segmenteve të trotuarit në fshatrat Konushec dhe Bellopojë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Për të përcjellë nga afër dinamikën e realizimit të punimeve, nënkryetari Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, vizituan fshatrat Konushec dhe Bellopojë.
Nënkryetari Rudari tha se këto projekte do të ndikojnë në përmirësimin dhe sigurinë e jetës së banorëve të këtyre fshatrave.
“Në Konushec kemi ndërtuar trotuarin në pjesën përballë xhamisë së fshatit në Konushec dhe afër varrezave, me qëllim që t’ua mundësojmë qytetarëve parkimin e automjeteve gjatë faljes së namazit dhe në ceremonitë mortore”, tha Rudari.
Në fshatin Bellopojë ndërtimi i trotuarit në segmentin e planifikuar tashmë ka përfunduar./Llapi.info






