Ka nisur të rrënohet një pjesë e objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, raporton Llapi.info.
Për dallim nga komunat tjera ku po zgjerohet sistemi shëndetësor në kohë të pandemisë COVID-19, komuna e Podujevës ka zgjedhur që t’i rrënojë këto objekte.
Në pamjet që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet tashmë objekti i boshatisur, e i bërë gati për t’u rrënuar.
Në anën tjetër, në komuna tjera kanë nisur të shtohen kapacitet shëndetësore, derisa së fundi klinika e mjekimit intensiv në kryeqytet ka zgjeruar kapacitet për COVID-19./Llapi.info








