Kosova ka regjistruar sot edhe 169 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.119 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK dhe 1 rast Klinikë Infekltive).
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 15 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 7 në Dumnicë të Poshtme, 2 në qytet, 2 në Peran dhe me nga një rast në fshatrat; Gërdoc, Pakashticë e Poshtme, Siboc i Epërm dhe Siboc i Poshtëm.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.953.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 17.591./Llapi.info






