Lokale - eSIMy

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që për zgjedhjet lokale në Podujevë, fushata të zgjasë pesë, raporton Llapi.info.

Me nëntë votë për dhe dy kundër është votuar për fushatë pesë-ditore, e cila fillon nga 23 deri në 27 nëntor.

Anëtarët e VV-së ishin kundër vendimit që fushata të shkurtohet në pesë ditë.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, pesë ditët fushatë për Podujevën, duhet të shërbejnë për votuesit e rinj, ata që kanë mbushur 18 vjet pas datës 15 mars 2020.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës vijnë pasi ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu dha dorëheqje për t’u emëruar si Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Ky vendim çoi Podujevën në zgjedhje të jashtëzakonshme

Në garë për të parin e Podujevës janë Shpejtim Bulliqi(VV), Nexhmi Rudari (LDK) dhe Naim Fetahu (PDK).

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë disa nga afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore që përfshijnë komunën e Podujevës;

a. Afati për krijimin e Listës së Votuesve, periudha e kundërshtimin dhe konfirmimit fillon më 11 nëntor dhe përfundon më 14 nëntor 2020;

b. Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020;

c. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë të subjekteve politike dhe organizatave vendore fillon më 1 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor 2020;

d. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë ndërkomëbtar dhe mediave fillon më 25 tetor dhe përfundon më 23 nëntor 2020;

e. Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 30 tetor dhe përfundon më 7 nëntor 2020;

f. Aplikimi për regjistrim për votuesit e ngujuar në shtëpi fillon më 2 nëntor dhe përfundon më 6 nëntor 2020;

g. Afati për regjistrimin për votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve me rrethana të ve#amta fillon më 16 nëntor dhe përfundon më 19 nëntor 2020./Llapi.info